AKTUALITET, 17 Qershor 2023, 18:16

“Në fillim më thonin maloku i Salës, tani komunisti i Edit”, revolta e Gjergj Lucës në mes të detit me dallgë (VIDEO)

“Në fillim më thonin maloku i Salës, tani komunisti i
Gjergj Luca

Bieznesmeni Gjergj Luca ka bërë mesazhin e radhës, me një video në det, ku pritet një fortunal. Me tone të ashpra, si përherë, Luca e drejton gishtin e akuzës nga politikanët që akuzojnë njerëzit e punës, si ai, që prej 32 vitesh punojnë dhe hapin vende pune për njerëzit dhe detyrohen të mbajnë mbi shpinë edhe akuzat e politikës së vjetër.  

“Kam 32 vite që punoj. Në fillim më thonin maloku i Salës, tani komunisti i Edit dhe qeni i Draganës dhe i presidentit të Serbisë”, shprehet me zemërim Gjergj Luca në bordin e anijes së peshkimit.

“Revolta në mes të detit, deti i të gjithëve/ Gjergj Luca nuk lëndohet nga sharjet dhe epitetet por nëpërmjet ironisë ndalon aty mes kufirit ku ndahet Shqipëria dhe Kosova, aty ku puqen fyerjet e njëjta për njerëzit e punës. Gjithësesi kjo nuk është shqiptaria e vërtetë, ky është llumi i minorancës dembele dhe sharëse për të cilët vetë Gjergj Luca kujdeset duke u argëtuar nga mesi i detit shqiptar këtë ditë të shtune!”-shkruan Luca, krahas videos me mesazhin therës për politikanët.