TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mjeku Arben Gjeka foli në lidhje me prodhimin e kanabisit. Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se nëse kanabisi do të zhvillohet në mënyrë industriale atëherë shteti mund të ketë fitim.
Teksa ka dhënë një shembull nga Italia, ai nënvizoi se prodhimi i kanabisit në këtë vend ka hapur 10 mijë vende pune.
“Ka dy aspekte që duhen shikuar. Nëse një prodhim zhvillohet në mënyrë industriale, atëherë shteti mund të ketë fitim. Nga zinxhiri te fusha e prodhimit deri në farmaci, të paktën në Itali ka një angazhim punësimi gati 10 mijë vende pune dhe me një hyrje monetare që nuk është indiferente”- tha ai.