TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Aleksandër Biberaj ka treguar skemën se si mund të largohet nga pushteti kryeministri Edi Rama. Ai tha se kjo qeveri mund të largohet vetëm përmes protestave. Mes të tjerash Biberaj u ndal te zgjedhjet e 14 majit, ndërsa shtoi se rezultati i dobët i atribuohet disa dështimeve, mes të cilave manipulimi i bërë nga qeveria dhe përçarja e opozitës e pamundësia për të arritur të krijohej një pol politik të rëndësishëm
Po ashtu demokrati shtoi se PD ka nevojë për një lidership të ri, pasi ka humbur tashmë besimi i demokratëve tek figurat kryesore. Biberaj ka shtuar se partia duhet të hapet dhe se Berisha duhet të krijojë një “Këshill të të urtëve”, për të cilët tha se duhet të jenë persona intelektuale dhe të papërlyer nga pushteti.
Në lidhje me deklaratat për protesta, ai shtoi se kjo qeveri mund të rrëzohet shumë lehtë me protesta të vërteta, por jo me “shëtitje në bulevard”, siç i quajti ajo tubimet e organizuara nga opozita.
“Situatë politikë e keqe. Një qeverisje arrogante e prepotente e zhytur në krim e korrupsion por nga ana tjetër kemi një opozitë të përçarë. Mendohej të bashkoheshin nga opozita, por kjo nuk ndodhi e për pasojë erdhi rezultati më i dobët në 32 vite në këto zgjedhje. Ne nuk arritën të krijojmë një pol politik të rëndësishëm. Që në përçarjen që ndodhi në PD nuk arritën të bashkoheshim, dështimi i dytë kishte të bënte me daljen në koalicion, fakt që ishim të detyruar ta bënim pas vendimit të gjykatës. Por duhet ta bënim më herët sepse dihej që vendimi i gjykatës do vinte në një kohë të përshtatshme për qeverinë. Kjo na dëmtoi sepse gjysma e këshillave bashkiakë tashmë i ka marrë Partia e Lirisë. Para disa vitesh ne e mbështetëm Berishën që “kushtëzohej” me: largimin e Bashës, bashkimi i partisë dhe i së djathtës, duhet të luftonim për të rrëzuar qeverinë e Ramës, të gjitha këto nuk ndodhën, ishin një sërë dështimesh. Foltorja ishte një grup i izoluar dhe nuk e hapi lojën, Berisha sot rrethohet nga një koracë e disa personave të dështuar e të konsumuar nga pushteti. Berisha duhet të marrë nismën për të krijuar një 'Këshill të Urtësh', të jenë intelektualë me vlera që i kanë dhënë PD, figura të pastra e të papërlyera.”, tha ai.