AKTUALITET, 17 Qershor 2023, 17:25

“Ka pamje të tjera” gazetarja zbulon detaje për gruan në videon seksuale me Gjicin: Piketon pushtetarë për shantazh, përdoret nga...

“Ka pamje të tjera” gazetarja zbulon detaje për gruan

Pas publikimit në rrjetet sociale dhe në media të videos seksuale të Safet Gjicit, tashmë duket se vëmendja është kthyer edhe tek gruaja që shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kreun e bashkisë së Kukësit.

Sipas gazetares Aida Topalli, gruaja në fjalë është e njohur në zonën e Durrësit dhe përpara disa javësh ka një tjetër denoncim në komisariatin numër 2 për një vepër të ngjashme me rastin e Kukësit.

Topalli, duke folur në një intervistë për EuroNews, tha se gruaja piketon pushtetarë lokalë ose qendrorë, për të kryer marrëdhënie seksuale dhe për t’i shantazhuar më pas me video intime.

“Vajza në video nuk është një punonjëse e bashkisë së Kukësit, ne kemi arritur ta mësojmë identitetin, por për arsye etike nuk mund ta bëjmë publike. Meqenëse është dhe nënë fëmijësh preferojmë të mos ia themi emrin e plotë. Megjithatë më duhet të jap disa detaje.

Zonja në fjalë është e njohur nga organet ligjzbatuese për bëma të tjera të tilla. Vetëm dy muaj më parë ajo ka një regjistrim në komisariatin e policisë numër 2 për një vepër të tillë të ngjashme. Por ndërkohë në Durrës ajo njihet më tepër. Në shumicën e rasteve ajo gjuan dhe piketon zyrtarë shtetërore, lokalë apo qendrorë.

Ekziston dhe një mit i hidhur në Durrës për një ngjarje të rëndë, kur organet ligjzbatuese të hetojnë të shkuarën e vajzës, ndoshta mund të zbulojnë dhe detaje rrëqethëse dhe shumë të rënda.

Nuk mund të them nëse kjo është një organizatore apo zbatuese e atyre planeve. Referuar të shkuarës dhe personave që piketon nuk mund të jetë organizatore, është dikush tjetër që qëndron prapa saj për t’i krijuar lidhjet, për t’i bërë video dhe për t’i bërë shantazh zyrtarëve.

Janë të shumta videot e pushtetarëve që qarkullojnë që janë bërë në mënyra të tilla për t’i bërë shantazhe apo për t’i eliminuar nga skena politike”, tha Topalli.