TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për akuzën e shpërdorimit të detyrës nga ish-kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij.
Mësohet se është identifikuar vajza që shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjicin, por ende nuk është marrë dëshmia e saj. Rrëfimi i saj do të jetë vendimtar për hetimin.
Ndërsa për të dëshmuar do të thirren edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë. Vetë Gjici i cili dha dorëheqje nga detyra pak orë para se të shkarkohej, e pranoi autenticitetin e videos dhe tha se me vajzën kishte lidhje intime, por u shpreh se u fut në kurth nga kundërshtarët.
SPAK po heton për të zbuluar nëse në videon e plotë ka pasur biseda apo dhënie të favoreve që do të rëndonin pozitën e tij si dhe të zbulojë se kush e realizoi videon.
Dyshimet janë që materiali filmik është me i gjatë, por nuk ka konfirmime për brendinë. Prokurorja Manjola Kajana po kryen veprime hetimore që nga sekuestrimi i regjistrit të hyrje daljeve në Bashki, pamje filmike e po ashtu edhe dokumente.