AKTUALITET, 16 Janar 2022, 10:55

“Në Fier je non-grata”, demokratët ndahen në dy grupe, pak minuta para takimit, thirrje: Basha Ik!

“Në Fier je non-grata”, demokratët ndahen në dy

Në prag të mbajtjes së takimit të planifikuar në Fier, në mjediset e teatrit Bylis janë mbledhur disa simpatizantë që presin Lulzim Bashën. Shumica prej tyre vijnë nga njësitë administrative të qarkut.

Ndërsa ana e kundërt, janë mbledhur një pjesë tjetër e demokratëve, të cilët dukshëm mbështesin deputetin e PD-së në Fier Luan Baçi i cili ka dalë në krah të ish kryeministrit Berisha.

Ata mbajnë pankarta në duar ku kërkojnë që PD të bashkohet dhe kanë thirrur gjithashtu “Basha ik” duke e shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre ndaj Lulzim Bashës.