TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vettingu ka zbrazur gjykatën e Elbasanit. Ky institucion ka 18 gjyqtarë në organikë por detyrën sot e ushtrojnë vetëm 4. Një pjesë e gjyqtarëve u shkarkuan nga procesi i vettingut ndërsa të paktën 3 të tjerë dhanë dorëheqjen.
Numri i ulët i gjyqtarëve ka shkaktuar stok dosjesh dhe ngarkesë pune për ata që kanë mbetur. Një gjyqtar duhet të shqyrtojë rreth 1 mijë e 300 çështje.
Me dosje që nuk hapen prej vitesh e vendime të pazbardhura Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Elbasan, Demir Çiftja e cilëson kaotike situatën në këtë gjykatë. Në të tilla kushtet pasojat e një drejtësie të vonuar i vuajnë qytetarët të cilët presin prej vitesh në dyert e gjykatave për të marrë nje vendim.