AKTUALITET, 2 Tetor 2023, 14:00

Vlorë, shoferi i dehur i “Range Rover” përplas nga pas makinën e policisë, plagoset efektivi dhe një punonjës servisi

Vlorë, shoferi i dehur i “Range Rover” përplas nga pas

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Raportohet se një automjet tip “Range Rover” ka përplasur nga pas një makinë policie.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur efektivi dhe një punonjës servisi.

Ky i fundit raportohet se ka marrë plagë të rëndë.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa shoferi i Range Rover ka rezultuar nën efektin e alkoolit.