AKTUALITET, 21 Shkurt 2022, 13:23

Ç'ndodhi në SPAK? Zbardhen detajet e takimit të Jorida Tabakut me Arben Krajën

Ç'ndodhi në SPAK? Zbardhen detajet e takimit të Jorida

Ditën e sotme, Jorida Tabaku "zbarkoi" në zyrat e SPAK, për të takuar Arben Krajën. 

SPAK ka zbardhur detajet e këtij takimi, ku thuhet se ai u kërkuar nga vetë Tabaku. 

Socialistët kanë paralajmëruar se Tabaku do të paditet në SPAK, për shkak se ajo e ka takuar Krajën në cilësinë e kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, duke mos qenë e mandatuar prej anëtarëve. 

"Sot me datë 21 Shkurt 2022 Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku.

Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicje apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet", thuhet në deklaratën e SPAK.