TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, reagon për herë të dytë sot, pas deklaratës së saj të parë, ku edhe pse nuk kishte përmendur emër, dukej sikur i referohej ish-liderit të PD, Sali Berishës dhe kandidatëve të propozuar prej tij për zgjedhjet e 6 marsit.
Reagimet në rrjet dhe hamendësimet se deklarata e saj ka të bëjë me Sali Berishën, bën që Kim të saktësojë në Twitter se në Shqipëri janë shpallur 4 persona non grata, sipas nenit 7031.
“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”, shkruan Kim.
"Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)". @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/G61cK53cFe
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 21, 2022
Në deklaratën e mëparshme ajo kishte disa pikëpyetje lidhur me qasjen që pjesëmarrësit në garë, të shpallur non grata, do të kishin me votuesit në zgjedhje.
"Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?
"Kush do t'ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t'i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?" u shpreh Kim.