TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste ka vendosur që deputeti Benet Beci do të jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës territoriale.
Teksa Beci është caktuar në krye të Komisionit, ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Komisionit nga ana e Partisë Demokratike.
Ngritja e komisionit i hap rrugën ndryshimeve për Reformën Territoriale, pasi ndarja e fundit e territorit u miratua në vitin 2014, një kohë kur PD braktisi punën në komision.
Ngritja e Komisionit për Reformën Territoriale u miratua pak ditë më parë në Kuvend, me kërkesë të Partisë Demokratike.
Në këmbim të tyre demokratët dhanë votat për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.