TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka vijuar me debate dhe replika Komisioni hetimor për inceneratorët pas lajmit se anëtarët e PS do të kallëzojnë për ndjekje penale kryetaren Jorida Tabaku, për takimin që ka zhvilluar këtë të hënë me kreun e SPAK Arben Kraja.
Për shkak të replikave dhe toneve të tensionuara, Tabaku paralajmëroi shërbimet e Kuvendit që ta nxjerrin jashtë komisionit Ermonela Felajn nëse “do vijojë në rast tjetër me sjellje jo etike”.
Felaj: SPAK të nisë ushtrimin e ndjekjes penale ndaj Tabakut, që unë e di do marrë fjalën pas meje e do vijojë të bëjë retorikën si luftëtarja më e ethshme e drejtësisë por duhet të kutoni që po shkel ligjin pikë për pikë e po e bën kete si personi më karrierist që është parë ndonëj herë në Kuvend.
Tabaku: Zonja Felaj, që paskeni ardhur e qetë pas pushimeve të një jave…
Ju kishte munguar Ermonela? Ja ku është. Nuk ishte një javë se zv kryetari i komisonit…
Pusho të flas se do marr masa do të përjashtoj nga komisioni pusho, me qetësi, me qetësi të lutem.
I kërkoj shërbimeve të Kuvendit në rast tjetër kur Felaj do vijojë këtë sjeljje jo etike nen kryetarja e Kuvendit, do marre masa ta largojë nga Komisioni.
Për gjithë të interesuarit, Felaj nuk ishte javë ne kaluar, Arben Pëllumbi tha ne nuk e dimë po bëjmë mirë apo keq me keta dëshmitarë kemi nevojë për opinion nga SPAK ky komision diskutoi dhe unë në cilësine e kryetares organizova një takim bazuar mbi sugjerimet e kolegëve javën e kaluar.
Jorida Tabaku: Je duke prishur komisonin hetimor
Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar si zonjat bejnë politikë. Nuk ma humb dot durimin mua. Ju kërkoj ndjesë ne emër të zonjës Felaj. Unë nuk e ndërpreva zonjën Felaj. Është e pakonceptueshme sesi një zonjë sillet kështu. Të lutëm a mund të pushosh. Qetësohu dhe pusho, je duke prishur mbledhjen. PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe erdhi me fuqi të plota në këtë komision.