AKTUALITET, 21 Shkurt 2022, 12:59

Moti i keq/ Shtyhen nisjet e trageteve për në Itali, Autoriteti Portual: Do të mbyllet Porti i Barit

Moti i keq/ Shtyhen nisjet e trageteve për në Itali, Autoriteti

Porti i Durrësit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, nisur nga situata e motit të keq.

Autoriteti Portual bën me dije se udhëtimet me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Njoftim i  plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTARËT

Njoftojmë të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, se për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët.

Autoritetit italiane kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të Portit të Barit ditën e nesërme, dt. 22.02.2022 dhe për rrjedhojë do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planifikuara nga Porti i Durrësit.

Ju lutem, për çdo sqarim, adresohuni pranë kompanive të lundrimeve ose në adresën tonë zyrtare, www.durresport.al

Autoriteti Portual Durrës