AKTUALITET, 21 Shkurt 2022, 10:23

Dy ministra dhe dy kryebashkiakë do të dëshmojnë sot për aferën e Inceneratorëve

Dy ministra dhe dy kryebashkiakë do të dëshmojnë sot

Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët do të mblidhet sërish sot në orën 10:30, teksa priten diskutime të forta dhe dëshmi të zyrtarëve të lartë.

Mësohet se fillimisht është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra.

Kujtojmë se zonja Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit. Sipas drejtuesve të komisionit, ligji parashikon shoqërim me forcë nga Policia e Shtetit të personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.

Në orën 13:00 janë thirrur të dëshmojnë:

1. Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.

2. Shkëlqim Cani – Ish-Ministër i Financave.

3. Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.

4. Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier.

5. Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.