AKTUALITET, 21 Shkurt 2022, 10:20

Ambasadorja Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të Berishës: Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni?

Ambasadorja Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të Berishës: Kush do
Yuri Kim dhe Sali Berisha

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i ka drejtuar një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit

Në një postim në Twitter, Kim shkruan duke pyetur kandidatët se nëse mbështetësi i tyre është shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA, çfarë po u premtoni votuesve?

"Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?

"Kush do t'ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t'i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?"

Ambasadorja Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të Berishës: Kush do

Ambasadorja Yuri Kim u drejtohet kandidatëve të Berishës: Kush do