AKTUALITET, 28 Korrik 2025, 15:52

Ndizet një vatër e re zjarri në fshatin Janjar të Konispolit

Ndizet një vatër e re zjarri në fshatin Janjar të Konispolit

Një vatër zjarri është ndezur në këto momente në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur zjarrin operojnë 5 zjarrfikës dhe 3 roje pyesh.

Është komunikuar edhe me shërbimin zjarrfikës të Filatit në Greqi, si vendi në kufi me Janjarin.

Raportohet se ata u treguan menjëherë të gatshëm dhe dërguan 2 avionë caskader, të cilët operojnë për shuarjen e vatrës.