TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka konfirmuar vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.
Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Paloka shkruan se pak më parë u konfirmua lajmi i vdekjes së Nishanit.
Paloka e quan ndarjen nga jeta të Nishanit "një fatkeqësi për familjen dhe demokratët".
MESAZHI I PALOKËS
Nje lajm i hidhur ka pak qe u konfirmua; Bujar Nishani, ish-President i Republikes, minister dhe funksionar ne disa poste te rendesishme te PD ne vite, ka nderruar jete!
Nje fatkeqesi per familjen dhe per gjithe demokratet.
Respekti yne per gjitheshka dha per PD dhe per vendin, do e shoqeroje kurdohere!
