TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nebil Çika, gazetari, publicisti i njohur dhe ish-kreu i Shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Çika u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, por arsyet nuk bëhen me dije.
Familjarët bëjnë me dije se gazetari do të përcillet sot për në banesën e fundit.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines,”- shkruhet në mesazh.