TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha foli gjatë një takimi në selinë blu me departamentin e Burimeve Njerëzore për çmimin e lartë të naftës në vend.
Kryedemokrati theksoi edhe një herë se Shqipëria sot ka çmimin e naftës më të lartin në Europë dhe botë.
Sipas tij, litri i naftës iu kushton shqiptarëve 7 herë më shumë se gjermanëvce dhe zviceranëve dhe kjo falë Edi Ramës.
"Nuk ka asnjë faktor tjetër që tu marrë qytetarëcve shqiptarë që kanë vetura, 7.2% të të ardhurave të tyre ditore. Në një kohë kur çmimi i naftës apo litra e naftës në Gjermani, ju kushton gjermanëve 1.2% të të ardhurave ditore të tyre, ju kushton zviceranëve 1% të të ardhurave ditore. Shqiptarëve ju kushton 7 herë më shumë. Ky është realiteti. Nëse marrim çmimin e naftës me atë që quhet fuqi blerëse çmimi i naftës në Shqipëri është absolut më i lartë në Europë dhe në botë.
Krahasuar me fuqinë blerëse të xhepave të tyre, çmimi i naftës për qytetarët shqiptarë më i lartë se në çdo vend të Europës dhe botës. Nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Nuk ka asnjë vend tjetër të ketë një ngarkesë të çmendur fiskale mbi litrin e naftës si Shqipëria, 60% e çmimit përbëhet nga ngarkesa e qeverisë, që u merr qytetarëve për çdo litër. Askush nuk e bën këtë përveç kësaj qeverie.", tha ai.