AKTUALITET, 3 Prill 2026, 17:44

Zbardhet ngjarja në Kamëz/ E reja u plagos me armë gjahu nga xhaxhai i saj, 30-vjeçarja me plagë në fytyrë

Zbardhet ngjarja në Kamëz/ E reja u plagos me armë gjahu nga

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Kamëz, ku një grua është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu.

Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale.

Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qëndronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.

30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.