AKTUALITET, 3 Prill 2026, 16:45

Konfirmohet rrëzim i avionit luftarak! SHBA operacion shpëtimi, Irani njofton shpërblim për kapjen e pilotit

Konfirmohet rrëzim i avionit luftarak! SHBA operacion shpëtimi, Irani

Mediat amerikane kanë konfirmuar se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi Iran. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për Axios, agjencinë e lajmeve Reuters dhe gazetën New York Times. Ndërkohë, Wall Street Journal raporton se SHBA po zhvillon një operacion shpëtimi për ekuipazhin dhe ka shpëtuar njërin prej tyre. 

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike, pretendon se SHBA po kërkon një nga pilotët e saj pasi një avion luftarak thuhet se është rrëzuar mbi Iran.

Të enjten në mëngjes, Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) mohoi raportimet e IRGC-së se një pilot avioni luftarak ishte rrëzuar mbi ishullin Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit.

Nuk është e qartë nëse kjo deklaratë i referohet raportimeve më të fundit iraniane. 

Tasnim raporton se në kërkim janë përfshirë helikopterë, avionë dhe dronë zbulimi amerikanë.

Një spikere e lajmeve në televizionin shtetëror iranian për një kanal lokal ka raportuar se do të jepen shpërblime për këdo që kap pilotin gjallë.