AKTUALITET, 3 Prill 2026, 17:51

Detaje nga dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin

Detaje nga dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë,

Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi për vdekje i Ismail Aliaj, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.

Një muaj më parë, viktimës i kishin djegur edhe automjetin.

Ditën e sotme policia sqaroi se 2 persona e kanë dhunuar 63-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e lëndimeve të marra.

Blutë e Vlorës thanë se i kanë identifikuar dy autorët e dhunës dhe se po punojnë për kapjen e tyre. Ndërkohë po punohet për të sqaruar nëse djegia e automjetit lidhe me të njëjtët autor të dhunimit, si dhe për të zbardhur shkaqet e konfliktit.