BOTA, 12 Shkurt 2023, 21:29

Mrekulli nën rrënoja/ Shpëtohet pas 108 orësh foshnja 2-muajshe në Turqi

Mrekulli nën rrënoja/ Shpëtohet pas 108 orësh foshnja

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë, autoritetet në Turqi vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e goditur nga tërmeti.

Një foshnje vetëm 2-muajshe është shpëtuar në provincën Hatay. Këtë e bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp.

Koca ka publikuar një video të foshnjes ku shkruan se i ka mbijetuar tërmetit, pavarësisht se ka qëndruar prej ditësh nën rrënoja dhe i uritur.

Pas shpëtimit, foshnja është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.