TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një objekt i panjohur është shfaqur në hapsirën ajrore të Kinës gjatë ditës së sotme.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, autoritetet kineze janë shprehur se janë gati ta rrëzojnë këtë objekt.
Objekti i paidentifikuar u pa duke fluturuar mbi qytetin port të Qingdao.
Një zyrtar i distriktit Jimo të Qingdaos tha se “autoritetet përkatëse” po përgatiten të rrëzojnë objektin.
Kujtojmë se një avion ushtarak amerikan rrëzoi një “objekt ajror të paidentifikuar” mbi Territorin Yukon të Kanadasë të shtunën.
Gjithashtu mister janë edhe detajet e rrëzimit të një objekti tjetër të paidentifikuar të premten mbi Alaskë, nga një avion luftarak amerikan.
Kanadaja mbylli hapësirën e saj ajrore mbi pjesë të Yukon rreth orës 16:50 (me orën lokale) për shkak të një “mbrojtjeje aktive ajrore” dhe pesë minuta më vonë, kryeministri Justin Trudeau konfirmoi se ai kishte “urdhëruar rrëzimin e një objekti të paidentifikuar që shkeli hapësirën ajrore kanadeze”.
“Aeroplanët kanadezë dhe amerikanë dhe një F-22 amerikan morën pjesë misionin për të rrëzuar objektin, mision që u përfundua me sukses,” shkroi Trudeau në Tëitter.
Ai nuk zbuloi asnjë informacion në lidhje me natyrën e objektit, ose ku ranë mbeturinat e tij dhe nuk përshkroi asgjë rreth operacionit apo municioneve të përdorura për ta rrëzuar atë.
Forcat e Armatosura Kanadeze do të “mbledhin dhe analizojnë” mbeturinat e “objektit”, shtoi ai.