BOTA, 12 Shkurt 2023, 13:44

Mbetën të plagosur nga tërmeti, më shumë se 2,000 njerëz lanë spitalet në Stamboll

Mbetën të plagosur nga tërmeti, më shumë se 2,000

Më shumë se 2,000 njerëz janë liruar nga spitalet në qytetin turk të Stambollit pas trajtimit për lëndimet e pësuara në tërmetin e fuqishëm të së hënës, raportoi të dielën transmetuesi shtetëror turk TRT Haber.

Mijëra të plagosur nga 10 provincat e goditura nga tërmeti në Turqinë jugore janë sjellë në Stamboll me avionë ushtarakë të Forcave të Armatosura Turke dhe avionë ambulancë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas TRT Haber, 2,193 nga 3,405 personat e sjellë në qytet janë liruar, ndërsa trajtimi vazhdon për 1,212.

Pasi i kanë sjellë në Stamboll, autoritetet kanë transferuar të plagosurit në spitalet publike, private dhe universitare në qytet.