BOTA, 12 Shkurt 2023, 20:48

Zgjidhet presidenti i ri i Qipros (greke), kush është kandidati që mori shumicën në raundin e dytë të votimeve

Zgjidhet presidenti i ri i Qipros (greke), kush është kandidati

Nikos Kristodulidis ka arritur të fitojë ndaj Andreas Mavrojanis në raundin e dytë të zgjedhjeve në Qipro.

Sipas mediave greke, Andreas Mavroyiannis telefonoi Nikos Christodoulidis dhe e uroi atë për zgjedhjen e tij si president.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të mbetet qytetar aktiv por nuk do të qëndrojë në politikë aktive.

Me 100% të votave të numëruara, Nikos Christodoulidis arriti të mbledhë 51,91% të votave dhe Andreas Mavroyiannis 48,09% të votave.

Sipas llogaritjeve, 75% e votuesve të DISY votuan për Nikos Christodoulidis dhe 25% për Andreas Mavroyiannis.

Në stafin e Christodoulidis, festimet kishin nisur që pas rezultateve të para të exit poll-eve.

Presidenti në largim i Republikës së Qipros, Nikos Anastasiadis, i ka uruar suksese në detyrë presidentit të ri.

“Përgëzova Presidentin e ri të Republikës së Qipros, z. Nikos Christodoulidis dhe i urova suksese në detyrat e larta që merr përsipër”, tha presidenti Anastasiades në një postim në Twitter.