TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy homologët, Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu dhanë deklarata të përbashkëta pak më parë, pas vëzhgimeve në zonat e prekura nga tërmeti 7.8 Rihter, i cili ndodhi të hënën e kaluar në Turqi.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore shihen në kohë të tilla të vështira,” tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu gjatë fjalimit të tij të përbashkët me homologun Nikos Dendias.
Më konkretisht, Çavusoglu u shpreh: “Përshëndes mikun tim të nderuar Nikos Dendias, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe dua ta falënderoj personalisht për vizitën e tij në vendin tonë.
Prania e sotme e zotit Dendias tregon mbështetjen dhe solidaritetin e popullit grek ndaj turqve.
Greqia ishte një nga vendet e para që kontaktoi autoritetet turke menjëherë pas tërmetit për të shprehur mbështetjen e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë autoritetet greke deklaruan se janë të gatshme për të ndihmuar.
Greqia dërgoi menjëherë ekuipazhet e shpëtimit dhe avionët për të ofruar ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti. Po ashtu edhe një miku ynë tjetër nga Greqia, z.Stylianidis, erdhi me aeroplan dhe vizitoi zonën tonë”.
Ndërsa Dendias theksoi: “Ne nuk duhet të presim një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona”.