AKTUALITET, 23 Prill 2022, 20:22

Zgjidhen kryetarët e degëve të PD-së në Kurbin dhe Fushë Arrëz (Emrat)

Zgjidhen kryetarët e degëve të PD-së në Kurbin dhe
Foto ilustrim

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Kurbin dhe PD Fushë Arrëz.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:

- Kryetar i Degës PD Kurbin, z. Gjergj Pal Oroshi me 56% të votave.

- Kryetar i Degës PD Fushë-Arrëz, z. Hil Ndue Kola me 84% të votave. 

Zgjedhjet u zhvilluan sipas parimit "një anëtar një votë". 

Në 14 degët ku u zhvilluan zgjedhje këtë të shtunë, ra në sy fluksi i demokratëve të cilët i drejtoheshin kutive të votimit si asnjëherë më parë. 

Kjo bëri që në disa degë të shtyhej orari i mbylljes së qendrave të votimit, në mënyrë që të hidhte votën edhe demokrati i fundit.