AKTUALITET, 23 Prill 2022, 21:04

Automjeti përplas për vdekje 50-vjeçarin në Korçë

Automjeti përplas për vdekje 50-vjeçarin në

Një këmbësor është përplasur për vdekje në zonën e Devollit. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune pranë fshatit Cangonj.

Mësohet se një mjet me targa greke ka përplasur një shtetas, i cili ka qenë anësh rrugës.

Nuk dihet ende si ka ndodhur aksidenti. Ndërsa policia ka shkuar menjëherë po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.