AKTUALITET, 24 Tetor 2024, 14:01

Motori përplas 75-vjeçaren në aksin Lezhë-Milot, e moshuara ndërron jetë në spital

Motori përplas 75-vjeçaren në aksin Lezhë-Milot, e

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot. Viktimë ka ngelur një 75-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË
Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.