AKTUALITET, 24 Tetor 2024, 13:12

Krimi brenda familjes: Ja kush është 42-vjeçari që tentoi të djegë dy prindërit në Fier

Krimi brenda familjes: Ja kush është 42-vjeçari që tentoi

Personi që shihni në foto është Altjon Sulejmani,42-vjeçari i cili tentoi të digjte të gjallë dy prindërit e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku 42-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Ishin fqinjët ata të cilët ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen jashtë të dy të moshaurve, të cilët fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe Romeo Mersini, i riu i cili u fut mes flakëve për të shpëtuar dy të moshuarit. Ai ka treguar se u fut nxori njëherë të moshuarin, më pas bashkëshorten e tij.

“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “O Romeo ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Nxora një herë babanë te ballkoni, postaj e nxora zonjën”, ka thënë i riu.

Sakaq, dyshohet se 42-vjeçari, Altjon Sulejmani, vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Ndërkohë, çifti i të moshuarve ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.