TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur seanca paraparake në GJKKO për Sali Berishën.
Kreu i PD-së nuk është paraqitur në gjyq, por është përfaqësuar nga avokatët.
Përfaqësuesit ligjorë pretendojnë pavlefshmëri të njoftimeve për të pandehurit.
Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes.
Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet.
Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”.
Sa i përket financieres Andia Pustina, edhe ajo përballet me akuzën “Pastrim parash”.