AKTUALITET, 24 Tetor 2024, 12:06

Aksidenti i rëndë/ Përplasi për vdekje 50-vjeçarin, arrestohet shoferi në Korçë

Aksidenti i rëndë/ Përplasi për vdekje 50-vjeçarin,

Policia e Korçës, me anë të një deklarate për mediat, ka sqaruar aksidentin me vdekje e ndodhur sot në qytet.

Efektivët shprehen se viktimë ka mbetur një këmbësor, rreth 50 vjeç. Shoferi që ka shkaktuar aksidentin është shtetasi Enea Rushani, që është shoqëruar në komisariat.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës”, njofton policia.