TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kishte fshehur në trup dhe çantë 88000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 34-vjeçari i dyshuar.
Operacioni i koduar “Pakot” goditi sot (24 tetor) rastin e dyshuar të kontrabandimit, teksa në kamionin e personit të dyshuar që u arrestua, u gjetën edhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara.
I arrestuari është Elton Balliu, kurse aksioni erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative.
“Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Balliu, 34 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, me metoda bashkëkohore, kamioni që drejtonte 34-vjeçari. Policia zbuloi edhe pamjet e kontrollit me qen të stërvitur të kamionit, ku u gjetën eurot cash dhe vera kontrabandë, teksa i dyshuari po hynte në port.
“Nga kontrollet, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantë, me qëllim mosdeklarimin, 88 000 euro (të ndara në 4 pako të mbështjella me natriban) që kanë burim të dyshimtë, ndërsa në kamion janë gjetur 18 shishe me verë që dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me faturë blerjeje”, sqaron policia vendore më tej.
Hetimet i ndjek Prokuroria vendore, për të zbuluar origjinën e parave, me akuzën "përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.