TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama niset sot drejt SHBA-ve në vijim të turit të tij dhe takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Mesohet se më 26 tetor Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët në SHBA dhe konkretisht në Neë York.
Një takim në vijim të turit të nisur në maj të këtij viti për takimet me diasporën, ku Rama ka qenë në Athinë, e më pas në Milano.
Një takim i rëndësishëm i Ramës në SHBA, ku pritet të dëgjojmë apelin e Ramës për diasporën që të kthejë sytë nga vendi për investime, pasi sipas tij klima e investimeve është shumë e mirë.
Pas New York-ut Rama do të udhëtojë më 3 nëntor për në Selanik ku do të takohet me shqiptarët në Greqi.
Një tjetër temë e këtyre takimeve do të jetë dhe vota e diasporës tashmë e garantuar me Kodin zgjedhor.