AKTUALITET, 25 Nëntor 2023, 14:30

18-vjeçari gjendet pa shenja jete në qendrën rezidenciale të zhvillimit

18-vjeçari gjendet pa shenja jete në qendrën rezidenciale

Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qendrën rezidenciale të zhvillimit në Berat.

I riu me iniciale S. Ll., është gjetur nga personeli i qendrës rreth orës 12:00.

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.