AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 17:09

Moti i keq dhe dëbora faturë “të kripur” për shoferët, mekaniku: Dëmet në makina shkojnë mbi 1000 euro

Moti i keq dhe dëbora faturë “të kripur” për

Stuhia e dëborës që përfshiu vendin tonë para disa ditësh, shkaktoi problem dhe në qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e ngricave, shumë prej automjeteve, pësuan aksidenteve, teksa shumë të tjera mbetën të bllokuara.

“Dëmet i kishin në pjesën e parme dhe anësore, nga barrierat aksidentoheshin me njëra-tjetrën, dëme të konsiderueshme, fenerët, parakopli, pjesët kryesore…” thotë Kreshnik Ndreu, mekanik.

Kreshnik Nderu, thotë se prej vitesh është i njëjti problem me përdoruesit e makinave; nuk janë të ndërgjegjshëm që mjeti i tyre ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

“Nga ajo që kamë vënë re shqiptarët nuk i ndërrojnë gomat derisa të shkojë goma, t’i dalin telat. Duhet të bëhen me të ndërgjegjshëm sepse gjithë siguria është tek gomat”, shprehet mekaniku.

Autoritetet shpeshherë u bëjnë thirrje shoferëve të tregohen të kujdesshëm, sidomos në ditët e dimrit, pasi kushtet atmosferike nuk janë të favor të tyre.

Dëmet e shkaktuara, deri më tani sipas Kreshnikut, janë në vlera marramendëse duke filluar nga minimumi 1000 euro.