AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 16:48

U vra nga fqinji në Laknas, del foto e viktimës që u ekzekutua si pasojë e një konflikti të vjetër

U vra nga fqinji në Laknas, del foto e viktimës që u ekzekutua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laknas të Kamzës, ndërsa si pasojë e një konflikti mes fqinjëve ka mbetur viktimë 65-vjeçari Shefqet Hasa.

Një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i debateve mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça që më pas ka degraduar në përdorimin e armës.

U vra nga fqinji në Laknas, del foto e viktimës që u ekzekutua

Ka qenë 70-vjeçari Marku që ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën dhe të plagosur Besim Keçin.

Mësohet se konflikti është i vjetër, prej tre vitesh dhe Policia ka qenë në dijeni për zënkat e mëparshme. Sipas të dhënave, viktima punonte shofer me linjën e Kamzës.