TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më shumë se 11 mijë persona janë drejtuar gjatë një jave në dyert e mjekëve të familjes për të marrë shërbim shëndetësor sa i takon virozave të stinës. Mjekët referojnë se po vërehet një trend në rritje, që po prek të gjitha moshat, ndërsa nuk mungojnë as rastet e rënda.
Në QSH ka një fluks në rritje të sëmundjeve akute, pra të pacientëve të afektuar nga sëmundjet akute kryesisht virale, dominojnë virozat e stinës, mund të themi që kemi rastet e para me grip nuk dimë ende tipologjinë e virusit që qarkullon janë raste nga forma të lehta të mesme por kemi dhe forma të rënda”, thotë Bruna Shiroka, mjeke.
Ajo çfarë specialistët e shëndetit shohin me shqetësim është shfaqja e komplikacioneve në shumicën e rasteve.
“Kryesisht dominojnë dhimbja e trupit dhe temperatura, këto janë shenjat e para që shfaqin pacientët. Sigurisht kolla shoqëruese nëse sëmundja ka 2-3 ditë që ka nisur, mundësia e shoqërimit me komplikacione është e lartë dhe sot kemi pasur raste të shohim të gjitha virozat e shfaqura. Fundjavën e kaluar pamë që kishin shfaqur komplikacione kryesisht pulmonare”, shrehet ajo për EuroNews
Mjekët apelojnë për aplikim të vaksinës së gripi tek popullatat në risk, pasi janë ende në kohë për t’u imunizuar dhe mbrojtur nga format e rënda.
Shqipëria siguroi në fillim të muajit tetor 260 mijë doza të vaksinës së gripit të cilën e ofron falas për disa kategori. Sipas të dhënave zyrtare të ISHP, deri më tani më shumë se 60% e sasisë së vaksinave janë aplikuar në popullatë.