TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Laknas të Kamzës, ku një person ka humbur jetën dhe është plagosur një tjetër. Ngjarja ndodhi në rrugën “Fatos Shupi”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin me inicialet B. K., rreth 50 vjeç.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë policia ndodhet në vendin e krimit.