AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 15:08

EMRAT/ Policia zbardh krimin në Kamëz: 70-vjeçari vrau një 55-vjeçar dhe plagosi një tjetër

EMRAT/ Policia zbardh krimin në Kamëz: 70-vjeçari vrau një

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur në zonën e Laknasit në Kamëz.

Në një reagim zyrtar policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur për një konflikt me motive të dobëta. Sipas të njëjtave burime mësohet se Maliq Marku ka vrarë Shefqet Hasën dhe ka plagosur Besim Keçën.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.