TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Laknas të Kamzës, ku një 70-vjeçar vrau me armë zjarri fqinjin e tij dhe plagosi tjetrin.
Një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça. Më pas Marku dyshohet se ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë.
Informacion paraprak
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.