TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se aktualisht në vend janë tre akse më problematike, pas reshjeve të shiut.
Në Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë dhe në Valbonë, ka rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës nga km 3 deri në km 10.
Po ashtu, ARRSH informon se në aksin Bogë-Theth, ka pasur probleme me prurjen e përrenjve në trup të rrugës mirëpo, tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme.
NJOFTIMI I ARRSH:
Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin gjatë natës Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10 Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet.