TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blendi Fevziu thotë se Ilir Meta gaboi në vitin 2013, që hyri në koalicion me Partinë Socialiste.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu komentoi edhe përpjekjet e mazhorancës për ta eleminuar politikisht Metën, duke përdorur argumentin se ai ka dosje.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Pas lënies së Presidencës, Metës i nxjerrin një dosje. Duket se ka një përpjekje me skenar për të bërë diçka ndaj tij. Përse mendon se po ndodh?
Blendi Fevziu: Është edhe përgjegjësi e Metës. Kur mbështet një forcë politike, nuk mund të ikësh sa këtej dhe andej. Koalicioni me Ramën që bëri në 2013, ishte i pajustifikueshëm. Nuk mund ta kthejë njeriu sipas interesit.
Mënyra si u punua dhe reagua ndaj Metës, për ta nxjerrë jashtë me dosje… Meta nuk akuzohet si bashkëpunëtor, por se i ka dalë emri në një dosje tjetër.
Kjo tentativë, është betejë puro politike. Publiku e gjykon për gjestin që ka bërë, përse do e djegësh?
Historia e dosjeve është më banalja në Shqipëri. Duhet të ishin hapur ato dosje dhe ti gjykonte publiku.