TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një email i rrjedhur nga korespodenca e Gledis Nanos pas sulmit kibernetik, shfaqi për publikun, informacionet që DEA i kishte dërguar policisë, se kompania e bananeve Zico sha (BanaKing) përdoret për trafik kokaine.
Blendi Fevziu komentoi sulmin kibernetik dhe rrjedhjen e dokumenteve sekrete, në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV. Fevziu tha se ka probleme serioze me policinë, por nuk e komentoi më gjatë rastin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine, duke përdorur ngarkesat me banane.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Shqipëria u përball me sulm kibernetik që ekspozoi shumë dokumenta sekrete. Çfarë na treguan emailet e Gledis Nanos për Policinë e Shtetit?
Blendi Fevziu: Ajo që ndodhi me Martinajn, tregon se policia ka probleme serioze dhe të dukshme. Një pjesëtar elitë i policisë që shërben si shoqërues, nuk ndodh kurrë. Ndërkohë, vrasjet e mëdha kanë treguar se Policia e Shtetit ka qenë e papërgatitur për të ndalur një valë të larjes së hesapeve mes bandave.
Ylli Rakipi: Një nga emailet, tregon se DEA e kishte sinjalizuar policinë që një kompani bananesh kishte bërë trafik kokaine që nga viti 2014.
Blendi Fevziu: I lexova emailet, rasti për atentat ndaj Bashës,…
Ylli Rakipi: Nuk do të flasësh për këtë të bananeve më duket, Fevzi?
Blendi Fevziu: Jo nuk ka lidhje. Policia duhet të ndërhyjë, madje DEA mund të ndërhyjë edhe vetë në operacione speciale.
Ylli Rakipi: Ka probleme edhe te media, ka përshembull kolegë që i vënë fytyrën këtyre kompanive dhe i reklamojnë… Po nejse, nuk është rasti i emisionit tuaj.
