AKTUALITET, 26 Shtator 2022, 22:57

Kujt ia bleve godinën e Mehmet Akif, Bashkisë apo shkollës? Flet biznesmeni Sinan Idrizi

Kujt ia bleve godinën e Mehmet Akif, Bashkisë apo shkollës? Flet

Biznesmeni Sinan Idrizi, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për investimet e tij në arsim dhe blerjen e godinës së "Mehmet Akif", shkollë të cilën qeveria shqiptare e mbylli pak ditë më parë. 

Biznesmeni u pyet nga gazetari Enton Abilekaj se nga e bleu godinën dhe detaje të këtij transaksioni. 

Idrizi pranoi se ka bashkëpunuar me fondacionin "Maarif" (pranë Erdogan) në raste të mëparshme. Ai gjithashtu konfirmoi se Bashkia e ka aprovuar kalimin e të drejtës nga Mehmet Akif tek ai. 

Pjesë nga biseda: 

Enton Abilekaj: Kujt ja keni blerë ju godinën? Kolegjit apo Bashkisë?

Sinan Idrizi: Kolegjit.

Enton Abilekaj: Godina është e Bashkisë apo kolegjit?

Sinan Idrizi: Toka është pronë e këtyre. Të drejtën e përdorimit e ka dhënë Bashkia.

Enton Abilekaj: A i takon Bashkisë si pronë? 

Sinan Idrizi: Godina është në përdorim, por toka është private. Kam blerë tokën dhe transferimin e të drejtës. 

Enton Abilekaj: Po kjo për arsim ka qenë apo jo? Pra ju nuk keni patur nevojë ta transferoni. Kontratën e keni me Mehmet Akif apo me Bashkinë?

Sinan Idrizi: Gylistan i posedon dhe unë i kam blerë, në Shkodër, në Tiranë… Fondacioni Gylistan, atyre ua kam blerë.

Enton Abilekaj: Keni blerë shkollën Riza Pasha. Pastaj e keni shitur?

Sinan Idrizi: Një pjesë të saj.

Enton Abilekaj: Kujt?

Sinan Idrizi: Një pjesë të saj në bashkëpunim me fondacionit Maarif. Bleva dhe bëra kontratë me Maarif. 

Enton Abilekaj: Edhe te kjo tjetra do bashkëpunoni me Maarif?

Sinan Idrizi: Ndoshta edhe me ndonjë kompani tjetër në Boston.

***

Enton Abilekaj: Thonë që kontrata nuk është 99 vjet por mbaron për dy vjet dhe toka poshtë shkollës i takon Bashkisë së Tiranës.

Sinan Idrizi: Kam tapinë në dispozicion, të tjerat janë komente.

Enton Abilekaj: A është e Bashkisë?

Sinan Idrizi: Toka është në pronësinë time dhe pronarët kanë qenë fondacioni Gylistan. Shihni tapitë në zyrat e mia.

Enton Abilekaj: Çfarë mendoni për kolegjet Turgut Ozal? Nuk ju duken të mira?

Sinan Idrizi: Nuk kam asnjë koment për kolegjet.