AKTUALITET, 26 Shtator 2022, 22:01

“Godinën në Shkodër ia dhanë fondacionit të Erdoganit”/ Genc Pollo: Mbyllja e “Mehmet Akif” tregon shkallën e arbitraritetit

“Godinën në Shkodër ia dhanë fondacionit të

Genc Pollo, ish-ministër i Arsimit gjatë qeverisë “Berisha” deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se mbyllja e shkollave turke dhe “Mehmet Akif” është bërë në mënyrë arbitrare dhe ato u janë dhënë njerëzve të Erdoganit, siç është godina në Shkodër.

 “Me një të rënë të lapsit për shkak të porosisë nga lart, hidhen në rrugë mbi 1000 nxënës dhe personeli arsimor, pa ju dhënë kohë, se ka një procedurë. Pa i njoftuar më parë që të transferohen në një vend tjetër.

Të drejtat tona bazë nuk garantohen nga vullneti i mirë i pushtetarëve, por nga respektimi i disa normave.

Mënyra si ka vepruar, nuk po them hipokrizia me të cilën e ka justifikuar, porositë që ka dhënë vëllai i madh, se ka ndërruar adresën, godinën.

Që të mbyllësh një shkollë është si në futboll, nxjerr një herë karton të verdhë dhe nëse e shkel sërish nxjerr të kuqin. Asgjë nga këto nuk është respektuar. Në mënyrë të rrufeshme është mbyllur, kopshti dhe më pas shkollat në Tiranë dhe Shkodër. Më e bukura nga pikëpamja e shtetit ligjor është se në Shkodër, godina e shkollës së vajzave është pronë private.

Urdhëri nga Ministria e Arsimit ishte që këtë pronë, këtë godinë ju duhet t’ia jepni dikujt tjetër. Kujt? Fondacionit “Marif”, fondacioni shtetëror turk i Erdoganit. Fondacioni “Marif” u krijua që të zëvendësonte në Turqi dhe jashtë instituconet e Gylenit. Po them ku ka shkuar shkalla e arbitraritetit’-tha Pollo.