TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Monika Kryemadhi ka bërë një postim në Instagram ku ka shfaqur një sekuencë nga filmi Rocky ndërsa ky i fundit lan hesapet në rrugë me ish-ndihmësin e tij Tommy Gunn.
Në fabulën e filmit, Tommy Gunn e sfidoi edhe pse Rocky bëri çmos që të shmangte përballjen me ish-bashkëpunëtorin e tij.
"Një pasdite relax me kinema të mbarë . Personazh i pavdekshëm në çdo kohë"-shkruan Kryemadhi.
Pas zgjedhjeve të reja në Partinë e Lirisë, ku Ilir Meta u zgjodh president dhe ajo dhe njerëzit e saj u lanë jashtë forumeve drejtuese, Kryemadhi ka mbajtur një profil të tërhequr, duke mos bërë deklarime politike.
View this post on Instagram