AKTUALITET, 2 Qershor 2024, 10:56

U plagos gjatë punës në kantierin e ndërtimit, 62-vjeçari në gjendje të rëndë transportohet tek Trauma me helikopter

U plagos gjatë punës në kantierin e ndërtimit,

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia ditën e djeshme teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Shtetasi me iniciale S.Z., është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai është dërguar në spitalin e Sarandës të premten dhe fillimisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë.

Por, ditën e sotme (2 Qershor) ai ka rënë në koma dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës.