AKTUALITET, 2 Qershor 2024, 13:23

Dyshohet se u aksidentua gjatë punës në minierën e Bulqizës, humb jetën 60-vjeçari

Dyshohet se u aksidentua gjatë punës në minierën e

Një minator, i cili dyshohet se u aksidentua gjatë punës në minierë në Bulqizë, ka humbur jetën.

60-vjeçari me inicialet Z. M., është dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 11:30.

Policia ka shoqëruar personat përgjegjës dhe grupi po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

“Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes”, njofton policia.